14:00 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

VAR-i mungon, shënon gol nga gjysma e fushës por gjyqtarët nuk e vërejtën se topi u fut në rrjetë (VIDEO)

Një episod i pabesueshëm u regjistrua në ndeshjen e Serie C në Itali mes Beneventos dhe Turris. Në minutën e 73-të, De Felice shënoi nga një distancë e konsiderueshme, duke shfrytëzuar dhe gabimin e portierit vendas.

Një eurogol, por çuditërisht as gjyqtari kryesor dhe as asistentja e tij nuk e vunë re që topi u përplas në rrjetë përpara sërish në fushë!

Futbollistët e Beneventos heshtën, ndërsa në anën tjetër lojtarët e Turris shpërthyen në protesta. Pas ndërhyrjes së gjyqtarit të katërt, kryesori u bind dhe akordoi golin për skuadrën udhëtuese.

Në fund, Benevento fitoi me rezultatin 3-2, megjithatë goli i Turris u bë viral në rrjetet sociale, aty të shumta ishin ironitë nga kryesorit dhe anësores.