“VAR-i” në Kupën e Botës?
“VAR-i” ka sjellë shumë polemika në futboll, por aktivizimi i tij në Kupën e Botës, mund të jetë një zgjidhje e mirë e “problemeve” që mund të ndodhin me gjyqtarët, ashtu siç ndodhi në Kampionatin Botëror të vitit 2010 që u mbajt në Afrikë.
Teknologjia më e përfolur në fushën e futbollit “VAR” mund të jetë e pranishme edhe në Kampionatin Botëror.
Vendimi për kyçjen e “VAR-it” në Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi, do të merret vitin e ardhshëm, gjatë muajit mars, shkruan IndeksOnline.
Kjo teknologji po pëlqehet shumë nga Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, dhe me gjasë do të jetë në kompeticionin më të rëndëisshëm në Botë.
Kujtojmë se shorti për fazën e grupeve të Kupës së Botës do të hedhet nesër nga ora 16:00./IndeksOnline/