VAR-i për herë të parë në Champions League
UEFA ka vendosur që nga rrethi eliminues i Ligës së Kampionëve të përdorë teknologjinë VAR.
Kryetari i referëve në UEFA, Roberto Rosetti ka mbajtur takim me drejtues të klubeve pjesëmarrëse në 1/8tën e finales për t’ua shpjeguar mënyrën se si funksionon VAR-i.
Kjo do të jetë hera e parë që Federata Evropiane e Futbollit do ta përdorë këtë teknologji në garat që ajo organizon. /Indeksonline/