VAR-i përdoret për herë të parë për Maqedoninë në ndeshjen ndaj Kosovës
Sipas SPORTMEDIA, VAR në Maqedoni do të bëjë debutimin e saj më 26 mars në duelin kualifikues të Euro 2020 me Kosovën.
Ky është një vendim i komisionit teknik të UEFA-s, që është një dëshmi tjetër që kjo ndeshje mes Maqedonisë dhe Kosovës mund të luhet vetëm në Arenën “Todor Proeski” në Shkup dhe askund tjetër në Maqedoni.
Kështu që më 26 Mars për herë të parë në vendin maqedon do të përdoret sistemi VAR, transmeton Indeksonline.
UEFA me siguri nuk dëshiron të rrezikojë asgjë në këto ndeshje finale të Ligës së Kombeve, të cilat direkt do të vendosin se kush do të garojë në EURO 2020./Indeksonline