VAR-i po testohet për herë të parë në Shqipëri, ja shembulli si po funksionon
Federata e Futbollit të Shqipërisë ka vendosur për herë të parë që të provoj se si funksionon sistemi Video Assistant Referee në futbollin vendor, shkruan Indeksonline.
Ky test po kryhet në ndeshjen Tirana – Laçi që po zhvillohet sonte në Elbasan Arena.
Sistemi VAR pritet të jetë prezent në Kategorinë Superiore në vitin 2021.
Në videon më poshtë mund të shihni një provë se si përdoret VAR-i nga gjyqtarët shqiptarë.
/Indeksonline/