75 Mall Live Search
23:07 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

VAR-i pritet të bëj ndryshime radikale në Premier Ligë

Klubet e Premier Ligës kanë plan të diskutojnë në lidhje me ndryshime që pritet të jenë radikale në lidhje me Video Assistant Referee (VAR).

Javën e ardhshme do të mbahet mbledhje mes krerëve të 20 ekipeve elitarë në Angli, ku ndër të tjera do të propozohet që trajnerët të kenë mundësi për të apeluar një vendim të gjyqtarit, që të rishikohet me VAR.

“Telegraph” madje raporton se disa klube janë të interesuara që të suspendohet vendimi për përdorimin e kësaj teknologjie, transmeton Indeksonline.

Sivjet është hera e parë që VAR-i po përdoret në Premier Ligë. Miliona njerëz në botë kanë rezervuar kritika në lidhje me përdorimin e kësaj teknologjie.