75 Mall Live Search
22:24 / E Hënë, 04 Janar 2021 / OSH

VAR ia anulon penaltin Liverpoolit, futbollisti i Southampton luajti me dorë brenda zonës

Skuadra e Liverpool nuk është duke kaluar aspak momente të mira në ndeshjen kundër Southampton.

Përveç që janë në disavantazh, atyre iu mohua një penalti në pjesën e dytë, transmeton Indeksonline.

Në minutën e 50-të, pas një goditje që po shkonte drejt portës, lojtari i Southamtpon e devijon me dorë.

Përkundër se u shikua me VAR, gjyqtarët dhanë verdiktin se kjo nuk ishte penalti.

Kjo nuk po i pëlqen aspak tifozëve të Liverpool, që tashmë kanë filluar ankesat në rrjetet sociale./Indeksonline/