22:42 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

VAR nuk punon kundër Juventusit, fitore mes polemikash ndaj Torinos

Juventus ka fituar derbin e qytetit ndaj Torinos në kuadër të javës së 16-të në Serie A, me rezultatin minimal 1-0.

Derbi i Torinos ishte një “luftë e vërtetë” dhe për këtë merita i takon skuadrës së Mazzarrit, që u përball si e barabartë me bardhezinjtë, duke kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme portën e Perin.

Fati i sfidës u vendos në minutën e 70′, kur ish-lojtari i Juventusit, Simone Zaza, gabon gjithcka në një kthim topi dhe e detyron porterin e Torinos të shkaktojë penallti duke ndërhyrë keq ndaj Mandzukic.

Këtë penalti në gol e realizoi Ronaldo, i cili poashtu u bë protagonist i një gjesti antisportiv, për të cilin u ndëshkua me karton të verdhë.

Torino në këtë ndeshje pretendoi dy 11-metërsha, që për çudi nuk u sinjalizuan as nga VAR-i, ndërsa pati edhe një sërë vendimesh qesharake në favor të skuadrës së Allegrit. /IndeksOnline/