“VAR, penallti dhe Soler” – Emrat që madrilenët s’do t’i harrojnë asnjëherë

Real Madrid ka pësuar humbje të rëndë si mysafir i Valencias në ndeshjen e javës së nëntë të La Ligas.
Mbretërit janë mposhtur me rezultat 4-1 në një sfidë të mbushur me penallti.
Reali kaluan të parët në epërsi me golin e Karim Benzema në minutën e 23-të të ndeshjes.
Kjo ishte e tëra që mund të bënte skuadra e Zidanin në një ndeshje ku më pas u dhanë edhe tri penallti.
Soler ishte realizator i të tre golave të shënuar nga 11 metërshi (35′, 54′ dhe 63′) derisa një gol tjetër e shënoi Varane në portën e tij në minutën e 43-të.
Pas kësaj humbje, Reali mbetet në vendin e katërt me 16 pikë, katër larg kreut që aktualisht e mban Sociedadi.
Në anën tjetër, Valencia ngjitet në vendin e nëntë me 11 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/