15:26 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / LB

Varane i vendosur që të luftojë për pozitën e titullarit te Unitedi

Raphael Varane është i vendosur që të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij te Manchester Unitedi.

Francezi e ka humbur pozitën e titullarit te Djajtë e Kuq pasi që tash trajneri po e preferon Harry Maguiren para tij.

Me këtë rast ai është përfolur për një largim gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo ish-lojtari i Real Madridit ka plane të tjera, sipas Manchester Evening News.