11:51 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vardy do të pijë tre Red Bull në ditë gjatë Botërorit

Jame Vardy ka qenë i detyruar të ndaloj disa nga veset e tij të zakonshme për Kupën e Botës. Megjithatë, Red Bull duket që është zgjedhja e tij e re.

Në Kampionatin Evropian 2016, Vardy kishte përdorte një lloj tobako të lagësht që vendoset në zonën e sipërme të buzës, e cila është një gjë e zakonshme brenda lojës.

Megjithatë, Vardy nuk dëshiron të bëj të njejtën gjë dhe vendimi i tij është për shkak të meadiave, të cilat shkruan shumë rreth tij për këtë gjë.

Pirja e një shishe Lucozade në prag të një loje kishte qenë gjithashtu një ritual i Vardyt para ndeshjeve por ai gjithashtu besohet se i ka dhënë fund asaj.

Vardy mbetet i dashuruar pas një pije energjike sic është Red Bull.

‘The Telegraph’ raporton se do të pij një kur të zgjohet, një pas mëngjesit (djathë omletë dhe fasule të pjekura) dhe një para ndeshjëve. /IndeksOnline/

Temat: