15:24 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / Blerim

Vardy nuk e lejon Man United ta fitoi derbin e madh!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Leicesterit dhe Man United, duel ky në kuadër të xhiros së 15’të në Premierligë.

Llogarinë të parët e hapën mysafirët përmes Rashord në minutën e 23’të të takimit, por nuk vonoi shumë ishte Barnes nga radhët e Leicesterit që barazoi shifrat në 1:1, ku u mbyll edhe pjesa e parë, shkruan IndeksOnline

Por, dramë e vërtetë ishte pjesa e dytë, pasi “Djajt e kuq”, kaluan në epërsi me golin e Fernandes në minutën e 79’të takimit, ku po mendohej se ky duel do të përfundonte në të mirë të skuadrës së Solskjaer, në skenë nga ‘dhelprat’ doli Vardy që barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 85’të të takimit, rezultat ky që vendosi edhe këtë sfidë.