09:06 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / k.v

Varësia nga telefonat e mençur dëmtojnë shëndetin mendor të fëmijës suaj

Për të gjithë prindërit që shqetësohen ndonjëherë për varësinë e fëmijës së tyre adoleshent ndaj telefonit të mençur, ju keni arsye serioze për t’u shqetësuar.

Një studim i ri sugjeron që telefoni i mençur vë në rrezik shëndetin mendor të fëmijës suaj, transmeton Indeksonline.

Një sondazh i fundit zbuloi se 82 përqind e amerikanëve kanë ose mund të përdorin një telefon të mencur, 92 përqind kanë gjasa ta përdorin atë gjatë blerjeve të ndryshme, 78 ndërsa hanë në shtëpi dhe 44 gjatë kalimit të rrugës.

Për më tepër, 73 për qind e adoleshentëve kanë qasje në një telefon të mençur dhe 92 për qind e tyre thonë se ata kanë casje online çdo ditë.

Adoleshentët të cilët janë të varur nga telefonat e tyre dhe interneti kanë një mungesë të barabartë kimike në trurin e tyre që i predispozon më shumë ndaj depresionit dhe ankthit.

Studiuesit paraqitën rezultatet e studimit të tyre në takimin vjetor të Shoqërisë Radiologjike të Amerikës së Veriut, të  mbajtur në Çikago./Indeksonline/