75 Mall Live Search
12:48 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Varhelyi: Ballkani Perëndimor ka nevojë për qasje të shpejtë te vaksina antiCovid

Në luftën kundër Covidit-19 Bashkimi Evropian u qëndron pranë partnerëve të tij në Ballkanin Perëndimor dhe në rajon, deklaroi komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, përmes një postimi në Twitter, pas njoftimit se ishte i pranishëm në Këshillin Evropian.

”BE-ja u qëndron pranë partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor për sa i përket luftës kundër koronavirusit”, shkruan Varhelyi, raporton ATSH-ja.

”Theksova nevojën për të siguruar qasje të shpejtë te vaksina në Ballkanin Perëndimor dhe rajon”, shton ai.

”Nënvizova, gjithashtu shqetësimet mbi zhvillimet në lidhje me çështjen Navalnyi”, përfundon Varhelyi.