75 Mall Live Search
08:42 / E Enjte, 05 Maj 2022 / AR

Varhelyi takohet me Krasniqin: Kosova duhet të përparojë në reforma

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi.

Ata kanë diskutuar për rolin e komunave në zbatimin e planeve ekonomiko-investive të BE-së.

Varhelyi ka thënë se Kosova duhet të përparojë në reforma në qeverisjen lokal.

“Ndihmat e konsiderueshme janë në ardhje e sipër. Kosova duhet të përparojë në reforma”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Kurse, Krasniqi është shprehur mirënjohës ndaj tij për mbështetjen e BE-së në përshpejtimin e kapaciteteve komunale në përputhje me reformat e brendshme dhe perspektivën evropiane./Indeksonline/