Variantet e Covid-19, SHBA fillon testimin e vaksinës Moderna

Prova e parë klinike për të testuar një vaksinë kundër një varianti të Covid-10 ka filluar sot, transmeton Indeksonline.
Studiuesit amerikanë po testojnë një dozë të bërë nga Massachusetts biotech Moderna, që është përshtatur për të neutralizuar një variant shqetësues të koronavirusit.
Varianti i parë i gjetur në Afrikën e Jugut, i quajtur varianti B.1.351, ka qenë veçanërisht shqetësues, raporton Business Insider.
Të dhënat nga testimi zbuluan se ky version i virusit çoi në një rënie të konsiderueshme të antitrupave neutralizues, proteinave që luftojnë virusin të krijuara nga vaksina.
Ndërsa besohet se vaksinat ndihmojnë në mbrojtjen kundër këtij lloji, virologët kanë frikë se reagimi i reduktuar mund të çojë në një qëndrueshmëri më të shkurtër të mbrojtjes.
Si përgjigje, zhvilluesit kryesorë të vaksinave kanë filluar kërkime mbi versionet kundër B.1.351.
Moderna është e para që filloi testimin në njerëz të përqendruar në këtë variant, me këtë studim që drejtohet nga Institutet Kombëtare të Shëndetit të SHBA.
Studiuesit e NIH presin të testojnë 210 të rritur të shëndetshëm amerikanë deri në fund të prillit në zonat e Atlanta, Cincinnati, Nashville dhe Seattle./Indeksonline/