75 Mall Live Search
20:32 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Varianti ‘britanik’ i Covid-19 është zbuluar në çdo të pestin person në Gjermani

Gjermania po përjeton një rritje të dukshme të rasteve me variantin e ri të Covid-19.

Kjo rritje e rasteve po që është shqetësuese për vendin, pavarësisht nga rënia e përgjithshme e rasteve shkruan CNN.

Varianti britanik i Covid-19 tani gjendet në çdo të pestin person që rezulton pozitiv me Covid-19 në Gjermani, njoftoi Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Ka kërkesa për t’i dhënë fund kufizimeve dhe kjo është e mundur, por duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrë që të mos rrezikojmë sukseset tona”, shtoi Spahn.

Në 24 orët e fundit, vendi regjistroi mbi 9 mijë raste të reja dhe 508 viktima.