10:05 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / OSH

Varianti britanik i Covid po përhapet me shpejtësi në Gjermani

Varianti më infektiv i COVIDIT-19, i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe, po përhapet me shpejtësi në Gjermani, paralajmëroi sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Varianti, i njohur me emrin shkencor B117, tani përbën mbi 22 % të infektimeve në vend, në krahasim me pothuajse 6 % më pak se dy javë më parë”, tha Spahni, duke cituar të dhënat e agjencisë gjermane për kontrollin e sëmundjeve – instituti “Robert Koch” (RKI).

“Ne duhet të supozojmë se varianti shpejt mund të bëhet dominues edhe këtu”, shtoi ai, raporton ATSH-ja.

Sipas ministrit, 1,5 % e rasteve janë shkaktuar nga mutacioni i Afrikës së Jugut.

Kohët e fundit, Qeveria gjermane ka rritur burimet në laboratorë për renditjen e punës, në mënyrë që të marrë një pamje më të qartë të përhapjes së varianteve të koronavirusit në vend.