75 Mall Live Search
10:47 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / OSH

Varianti i ri Covdi19 në rritje në Kosovë/ 95% e pacientëve të infektuar me Omicron

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po shpërndahet në mënyrë të shpejtë në Kosovë.

Nga të dhënat që ka ofruar Instituti i Shendetit Publik të Kosovës për IndeksOnline 95.8% e mostrave pozitive me Covid19 janë të infektuar me variantin Omicron.

“Lidhur me testimin per variantin Omicron te SARS-CoV-2 ne IKSHPK:

Me date 26.12.2021 jane testuar 23 mostra pozitive ne SARS-CoV-2, prej te cilave ishin 8 (34.7%)  me variantin Omicron.

Me date 31.12.2021 jane testuar 30 mostra pozitive ne SARS-CoV-2, prej te cilave ishin 10 (33.3%) me variantin Omicron.

Me date 05.01.2021 jane testuar 34 mostra pozitive ne SARS-CoV-2,​ prej te cilave ishin 24 (70.5%) me variantin Omicron.

Sipas te dhenave te IKSHPK-se nga testimi i fundit i mostrave pozitive ne SARS-CoV-2 per prani te variantit Omicron, 95.8% te ketyre mostrave kane qene me variantin Omicron”, tha zëdhënësja e këtij institucioni, Era Pireva.

Kurse, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës njoftoi se sot janë të shtrirë në spitale 90 pacientë.

“Në trajtim mjekësor janë 90 pacientë nga Covid-19.  Prej tyre, 52 të konfirmura me Covid-19  pozitivë dhe 38 të tjerë post- Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 34 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni”, njoftoi SHSKUK.

Kujtojmë se IndeksOnline dje raportoi që në oborrin e Instituti Kombëtar të Shëndetin Publik (IKShPK) kishte numër të madh të qytetarëve që kanë shkuar për t’u testuar ndaj Covid-19./IndeksOnline/