75 Mall Live Search
15:26 / E Premte, 29 Janar 2021 / OSH

Varianti i ri i Covid-19 paraqitet edhe në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë shtypi ka thënë se ditëve të kaluara IKSHPK-ja ka dërguar 35 monstra në Gjermani për variantin e  ri të virusit COVID-19.

Zemaj ka thënë se nga 35 mostra, tri mostra janë pozitivë me variantin e ri të Covidit-19.

“Nga 35 mostra që i kemi dërguar, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitivë”, ka thënë Zemaj në konferencë.