75 Mall Live Search
16:36 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Varianti i ri i koronavirusit arrin në Emiratet e Bashkuara, të prekurit kishin udhëtuar jashtë vendit


Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zbuluar një “numër të kufizuar” të rasteve të njerëzve të infektuar me variantin e ri të koronavirusit në vend, ka thënë një zyrtar qeveritar, shkruan The Guardian.

Në një konferencë shtypi të martën, zyrtari gjithashtu tha se të prekurit kishin udhëtuar jashtë vendit, pa specifikuar nga ku apo numri i rasteve.

Emiratet e Bashkuara Arabe të martën raportuan 1,506 raste të reja Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve me virusin në vend në 204,369./IndeksOnline/