75 Mall Live Search
19:29 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / Z S

Varresot Kaqun Lima, shef i operativës në Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë

Është varrosur Kaqun Lima, shef i operativës në Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë, i cili vdiq dje derisa ishte në detyrë.

Kryetari i Gjakovë, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime për familjarët, kolegët dhe miqtë, duke thënë se i dhanë lamtumirën me zemër të rënduar.

“Ai ra në krye të detyrës në shërbim të qytetarëve të komunës sonë, duke na kujtuar edhe një herë se heronjtë nuk kërkojnë vëmendje – por veprojnë në heshtje”.

“Pusho në paqe, mik i dashur i qytetit tonë. Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolegëve”, tha Gjini./Indeksonline/