18:25 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Varrimi i familjes pesë anëtarëshe Sadikaj përmes fotografive!

Një aksident që ndodhi të dielën në magjistralen Duhël-Suharekë, në mes të një veture dhe autobusi, ishte tragjik për pesë anëtarët e familjes Sadikaj nga Sopija e Suharekës.

Kryefamiljari me nënën, gruan dhe dy fëmijët jetonte në Zvicër dhe kishte ardhur në Kosovë, për të mos u kthyer më atje, raporton Indeksonline.

Të ndjerët derisa po qarkullonin me veturë në magjistrale, u goditën nga një autobus dhe mbetën të vdekur në vend.

Hidajete Sadikaj, bashkë me djalin,  Jetonin 32 vjeçar dhe gruan e tij Albesën, 27 vjeçare dhe dy fëmijët Erjoni, 6 vjeç dhe Eljesa  3 vjeç janë varrosur në varrezat e fshatit, ku morën pjesë qindra qytetarë.

Me rastin e kësaj tragjedie komuna e Suharekës ditën e sotme e ka shpallur ditë zie.

Më poshtë ceremonia e varrimit përmes fotove. /Indeksonline/