Varrimi i katër anëtarëve në Pozheran të Vitisë

Varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka do të bëhet sot në orën 14:05 në varrezat e Pozheranit.
Kështu u bë e ditur nga një njoftim në Facebook nga faqja e Pozheranit.
“Ju njoftojmë se varrimi i 4 të ndjerëve që vdiqën më 30.12.2020 Fetah Zukës, gruas së tij dhe djemëve bëhet sot në orën 14:05 në varrezat e Pozheranit”, thuhet në njoftim.
Burri vrau dy djemtë e tij dhe gruan me armë zjarri dhe në fund e vrau edhe veten. Kjo ngjarje trishtoi gjithë vendin.