75 Mall Live Search
13:08 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Varrosen 2 vëllezërit nga Livoçi, që humbën jetën nën rrënojat e një objekti, në Durrës

Shumë njerëz anembanë Kosovë janë bërë bashkë sot për t’ua dhënë lamtumirën e fundit dy vëllezërve nga Livoçi i Gjilanit që humbën jetën si pasojë e tërmetit që goditi Shqipërinë.

Shemsedin dhe Isa Abazi vdiqën nën rrënojat e hotelit ” Tropikal” pas rrënimit që përjetoi objekti, shkruan Indeksonline.

Varrim i i dy vëllezërve po bëhet në varrezat e Livoçit, e pa dyshim dhimbja për familjarët, miqtë dhe gjithë shqiptarët është mjaft e madhe për gjithë këtë tragjedi që mori shumë jetë, lëndoi shumë njerëz, e dëmtoi dy qytete./Indeksonline/