Varrosën foshnjën e sapo lindur, mbijetoi nën dhe për shtatë orë (Foto)
Një fëmijë i porsalindur ka mbijetuar edhe pse është varrosur i gjallë nga familja e tij, transmeton Indeksonline.
Vajza indigjene u shpëtua nga policia braziliane në Parkun Kombëtar “Xing” në shtetin Mato Grasso. Ata zbuluan se kishte diçka nën re kur panë kordonin e kërthizës që kishte dal pak në sipërfaqe, por teksa gërmuar vetëm 50 centimetra kuptuan se aty gjendet një foshnje e porsalindur.
Më pas u konstatua se fëmija është ende në jetë, dhe u dërgua menjëherë në kujdesin intensiv në spitalin e këtij vendi.
Gjyshja e fëmijës, 57 vjeçare së bashku me nënën e mitur u arrestuan dhe do të përballen me akuzën vrasje në tentativë.
Familja, që është anëtare e fisit Kamayura tha se foshnja kishte goditur kokën në dysheme pas lindjes dhe ata kishin menduar që kishte vdekur. Sipas tyre, ajo u varros me zakonet vendëse.
Por mosha e nënës, vetëm 15 vjeçare, është e dyshimtë madje edhe mohimi i atësisë nga ana e të atit, po ashtu të mitur.
Ndryshe, tash foshnja është marrë nën kujdesin e shtetit teksa ende po vuan nga problemet me hipotermi dhe vështirësi në frymëmarrje./Indeksonline/