75 Mall Live Search
20:40 / E Shtunë, 21 Gusht 2021 / OSH

Varroset 11 vjeçari që kishte rënë në liqenin e Mitrovicës

Ka vdekur 11 vjeçari Blenton Ismajli që të martën ishte fundosur për disa minuta në liqenin akumulues në Mitrovicë.

I riu nga Dumnica e Mesme e Vushtrrisë vdiq të shtunën në QKUK

Familjarët thanë se deri më tani nga organet e ligjit dhe rendit nuk kanë pranuar ndonjë version zyrtar të ngjarjes. Televizioni bëri përpjekje të kontaktojë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, por zyrtarë të këtij institucioni nuk u përgjigjen në telefonatat.

Blentoni është varrosur gjatë të shtunës.