Varroset 13 vjeçari që vdiq në pishinë, pas një telashe që pati me zemër
13 vjeçari Florijan Korça është varrosur sot në Gjilan, pasi ndërroi jetë dy ditë më parë në pishinën e Gërmisë.
Florijani kohë më parë ishte operuar në zemër, ai bashkë me të ëmën kishte shkuar të shtunën pasdite për t’u freskuar në pishinë, por kishte rënë pa ndjenja në një hapësirë të kësaj pishine, ku edhe u desh të ndërhyjë ekipi emergjent.
“Qytetarët kanë ardhur dhe kanë lajmëruar që dikush ka humbur vetëdijen. Kur është kuptu se është pa shenja jete, kemi shku te mjeku, ndërsa mjeku me masazh dhe frymëmarrje, diku përmi gjysmë ore derisa është ardhë ndihma e parë, e kemi mbajtë në jetë”, thanë nga kujdestarë te pishinës së Gërmisë për Klan.
Kurse nga QKUK kanë deklaruar se edhe pse u tentua të mbahej në jetë, fëmija nuk ka arritur t’ia dalë./Indeksonline/