20:34 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Varroset familja 5 anëtarëshe që u shua nga tërmeti, dy vëllezërit vendosen në një arkivol

Tërmeti 6.8 ballë që goditi Elazig, të Turqisë i ka marrë jetën 38 personave, ndërsa grupet e shpëtimit vijojnë ende kërkimet. Pesë persona kanë ndërruar jetë nga e njëjta familje.

Ndërkohë, tragjedia ka pllakosur një familje me 5 anëtarë, e cila gjeti vdekjen e tëra gjatë tërmetit në Elazig. 12-vjeçari Miraç Ali dhe vëllai i tij 2-muajsh Rüya Aslan u vendosën në të njëjtin arkivol.