Varroset Gazmend Hyseni, producenti i njohur: ‘Na shkoi më i miri’
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/05/vari-600x360-1.png)
Nën riga të shiut e me ceremoni fetare është varrosur sot, Gazmend Hyseni, i cili u vra në orët e para të së shtunës, në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj.
Numër i madh qytetarësh ishin të pranishëm në ceremoni, ku ishin edhe shumë fytyra publike.
Në mesin e pjesëmarrësve, ishte edhe producenti i njohur, Bini Nebihu.
Producenti, i cili kishte miqësi me të ndjerin, ka shpërndarë një foto në llogarinë e tij në Instagram me mbishkrimin “Na shkoi më i miri. Pusho në paqe Strellë“.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/05/283668331_783547796364601_4675006325646847059_n.jpg)