Varroset i riu nga Istogu që vdiq nga rrokullisja me mjetin e punës
Shumë qytetarë janë mbledhur sot në fshatin Kovragë të Istogut, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut, Filonid Belegu.

25 vjeçari ishte duke drejtuar mjetin e punës, kur edhe aksidentalisht ai humb kontrollin mbi veturën dhe përfundon jashtë rrugës duke e lënë atë të vdekur.
Sot, familja Belegu bashkë me miq e shokë të të ndjerit, po e varrosin me dhimbje e lot.


Ata e kujtojnë atë si djalë të urtë dhe që punonte për familjen.

Sipas Policisë, i nderi derisa po drejtonte mjetin e punës, humbi kontrollin duke u rrokullisur, ku edhe gjeti vdekjen 25-vjeçari Belegu.
Indeksonline iu sjell pamje direkte nga varrimi në Istog.



