13:13 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Varroset ish-presidenti amerikan, George H.W Bush

George H.W. Bush, i cili e formësoi historinë si presidenti i 41-të dhe patriarku i një familjeje që zuri Shtëpinë e Bardhë për dhjetëra vjet, u varrosë të enjten afër bibliotekës së tij presidenciale në College Station, Teksas.

Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara vdiq më 30 nëntor në Teksas, në moshën 94 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit vaskular.

Presidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me të gjithë ish-presidentët e gjallë – Barack Obama, Bill Clinton dhe Jimmy Carter – ndoqën funeralin e shtetit në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.

Princi i Uellsit, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Mbreti i Jordanit Abdullah II ishin midis figurave të botës të cilët gjithashtu ndoqën funeralin e tij të shtetit. /IndeksOnline/