Varroset ish-ushtari i UÇK-së që humbi jetën në një vetaksident para pak ditësh
Është varrosur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lumni Lushaj, i cili vdiq dy ditë më parë në një vetaksident.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar për të, duke thënë se njihej për angazhimin e tij të palodhshëm.
“Sot, në Gjonaj të Prizrenit, u bënë homazhe dhe u mbajt mbledhja komemorative, si dhe u varros miku ynë, aktivisti i paepur i PDK-së dhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lumni Lushaj”.
“Lumi njihej për angazhimin e tij të palodhshëm, për respektin që u jepte të gjithëve, për humanizmin, patriotizmin dhe energjinë pozitive që sillte kudo”, ka shkruar ai.
Krasniqi për ish-aktivistin e PDK-së tha se Kosova ka humbur një njeri të veçantë./Indeksonline/

