75 Mall Live Search
14:18 / E Premte, 10 Shtator 2021 / OSH

Varroset kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, i cili u vra mbrëmjen e së mërkurës, u varros sot.

Ai u varros në fshatin Katund i Ri, në Pejë, shkruan IndeksOnline.

Ndryshe, përveç Astrit Ademajt, të mërkurën në Pejë mbeti i vdekur edhe ish-bashkëpartiaku i tij, Blerand Kadriaj.

Kurse, në mbajtje është vëllau i të ndjerit Astritit./IndeksOnline/