17:10 / E Diele, 10 Qershor 2018

Varroset legjenda Fadil Vokrri (Video/Foto)

Trupi i pajetë i Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri tashmë ka arritur në varrezat e qytetit ku edhe është bërë ceremonia e varrimit.

Vokrri është varrosur me ceremoni të lartë shtetërore përderisa të pranishëm ishin mijëra qytetarë, raporton Indeksonline.

Vokrri është cilësuar si futbollisti më i mirë shqiptarë i të gjitha kohërave si dhe një ndër njerëzit më meritor për çdo arritje të futbollit kosovarë në botë./Indeksonline/