Varroset polici në Drenas, që humbi jetën tragjikisht

Sot i është dhënë lamtumira e fundit pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Xhemajl Muja nga Komuna e Drenasit, i cili ka humbur jetën, pasi që ka rënë në bunar.
I ndjeri, ishte nga fshati Gradicë e Drenasit dhe ishte veteran i luftës, pasi kishte shërbyer në Brigadën 114 të UÇK-së.

Ai është varros me nderime ushtarake nga togu ceremonial i FSK-së.
Në varrimin e tij morën pjesë mijëra qytetarë./Indeksonline/

