75 Mall Live Search
17:04 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Varroset Qendresa Rashiti-Hulaj

Në praninë e shumë qytetarëve, sot në varrezat e fshatit Prejlep të Deçanit i është dhënë lamtumira e fundit, punëtores së Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj, e cila papritmas ndërroi jetë të shtunën.

Në ceremoninë e varrimit, përveç familjarëve, miqve dhe kolegëve i, morën pjesë edhe qytetarë të shumtë, të cilët me dhembje e lot i dhanë lamtumirën e fundit Qendresës.

Qendresa Rashiti-Hulaj ndërroi jetë në moshën 29 vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze./Indeksonline/