75 Mall Live Search
18:46 / E Martë, 19 Mars 2024 / k.v

Varroset ‘Raketa’, ish-pjesëtari i UÇK-së dhe truproja i Hashim Thaçit (Video)

I është dhënë lamtumira e fundit Xhavit Ferizit (Raketa), ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-truproje i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Shumë qytetarë nga vende të ndryshme kanë marrë pjesë në varrim ndërsa arkivoli i ‘Raketes’ është bartur deri tek varri nga pjesëtarët e FSK-së, transmeton IndeksOnline.

Në mesin e shumë kurorave me lule, ishte edhe ajo e Hashim Thaçit të cilën mbi varr, në mungesë të tij, e vendosi djali Endriti.

“Nuk me prite edhe pak RAKETE”, ishte mbushkrimi që Thaçi e la në kurorë./IndeksOnline/