Varroset sot 16-vjeçari që vdiq në aksidentin, në Treboviq të Pejës

Si pasojë e një vetaksidenti që ngjau në mesnatën e sotme në Treboviq të Pejës, një person nuk arriti t’u mbijetonte plagëve, ndërsa dy të tjerë mbetën të lënduar.
Viktima që humbi jetën është i riu, Metlind Neziri.
Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet sot në varrezat e vendlindje.
Dy të lënduarit tjerë fillimisht janë trajtuar në emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës dhe më pas janë dërguar për në QKUK, ku dhe po vazhdon trajtimi i tyre.