75 Mall Live Search
15:06 / E Shtunë, 17 Janar 2026 / A

Varroset sot 18 vjeçarja që humbi jetën në aksidentin në Durrës – shoferi mbetet në burg

Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur natën e së enjtes te Ura e Dajlanit në Durrës, do të varroshet sot në fshatin Dyshnik të Beratit.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin fatal, Arbër Xhaxhaj nga Fieri, doli sot para gjykatës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë.

Gjykata dha masës ‘arrest me burg’.Ai ishte i dehur dhe me shpejtësi të lartë teksa drejtonte automjetin tip BMW X5 në drejtimin Tiranë-Durrës, raporton Top Channel.

Mjeti theu barrierat mbrojtëse dhe përfundoi shumë metra më tutje, në një hapësirë për tregtimin e luleve. Si pasojë e aksidentit humbi jetën 18-vjeçarja Greku, ndërsa u dëmtuan lehtë Xhaxhaj dhe dy këmbësorët.

Në gjendje tejet të rëndë psikologjike, Xhaxhaj i prangosur mbërriti në Gjykatën e Durrësit, ku u njoh me masën e sigurisë.