75 Mall Live Search
16:34 / E Premte, 12 Shtator 2025 / MSH

V*asësi i Charlie Kirk është një 22-vjeçar

Tyler Robinson është 22-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Charlie Kirk.

Lajmi për arrestimin e të dyshuarit u bë i ditur nga autoritetet zyrtare të Utah-ut dhe vet presidenti amerikan, Donald Trump.

Robinson është dërguar në stacion policor, teksa lokacionin e tij e raportoi një i afërm i vet Tyler-it.

Gjatë një interviste sot, Trump e përshkroi Kirk si “njeriun më të mirë”, ndërsa dënoi ashpër autorin e krimit, i cili ende nuk është identifikuar publikisht nga autoritetet.

“Shpresoj, besoj se do të shpallet fajtor dhe shpresoj që të dënohet me vdekje. Ajo që i ndodhi Charlie-t ishte e padrejtë… Ai ishte njeri që punonte shumë, i dashur nga të gjithë. Në Utah e kanë dënimin me vdekje, dhe guvernatori atje është një njeri shumë i mirë. E kam njohur guvernatorin dhe është i vendosur për ta kërkuar dënimin me vdekje në këtë rast.”– tha Trump.