Vasfije Krasniqi: 14 prilli ka përcaktuar fatin tim, Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/02/vasfije.jpg)
14 prilli, shënon Ditën e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në të njëjtën ditë në vitin 1999 është dhunuar një nga viktimat, tani deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi, e cila u rrëfye për herë të parë publikisht për krimin ndaj saj. Po ashtu, në muajin prill gjatë luftës janë shënuar më së shumti viktima të kategorisë së tillë.
Vasfije Krasniqi-Goodman thotë se 14 prilli ka përcaktuar fatin e saj dhe një gjë është e sigurt që Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer.
“Bota ka për të dëgjuar atë që ka ndodhur me djemtë e vajzat, me burrat dhe gratë gjatë viteve 1998-99, dhe një gjë është e sigurt se Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer! Është 14 prilli që ka përcaktuar fatin tim, e unë kurrë nuk do të harroi zotimin tim për drejtësi” ka shkruaj Krasniqi-Goodman.