Vasfije Krasniqi-Goodman iu del në ndihmë të mbijetuarave të dhunës seksuale

Vasfije Krasniqi-Goodman iu ka dalë në ndihmë të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë.
Ajo ka shpërndarë pako ushqimore për to, ndërsa ky ishte donacioni i parë nga Fondacioni “Vasfije’s Initiative”, shkruan Indeksonline.
Lajmin e bëri të ditur vëllai i saj, Nafi Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ku tha se vlera e përgjithshme është 5 mijë dollarë.
“Njoftim! Sot kam përfunduar shpërndarjen e donacionit të dhuruar nga Buqja, i dedikuar për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale. Kjo ishte mbështetja e parë nga Fondacioni i Vasfije’s Initiative. Ne falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar, vlera e përgjithëshme 5 000$.
Shpërndarja është bërë si në vijim:
DPG-Prishtinë, 3-ipërfituese,
QKRMT-Prishtinë, 8-të përfituese,
QPDG-Drenas, 14-të përfituese (pako ushqimore),
Medika Kosova-Gjakovë, 7-të përfituese,
Medika Gjakova-Gjakovë, 7-të përfituese,
LIVCZHK-Fushë Kosovë, 6-të përfituese,
FNLK-Prishtinë, 6-të përfituese,
PEA-Gjilan, 6-të përfituese,
Ne falenderojmë të gjitha qendrat për bashkëpunim!
#Thankyoumyqueen!!!”, ka shkruar ai./Indeksonline/