75 Mall Live Search
11:48 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Vasfije Krasniqi-Goodman mban fjalim emocional në parlament, Lista Serbe s’merr guximin për pjesëmarrje

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur një seancë e veçantë. Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Kosovës po mban seancë për ngritjen e vetdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Para deputetetëve, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm.

 Krasniqi shpërtheu në lot teksa po fliste se shumë gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë përballen me mospërkrahje familjare, e ofendime.

Tha se edhe nga foltorja e Kuvendit, këto gra kanë marrë ofendime.

“Por ndihem shumë keq kur e di që familjarët nuk i mbrojnë nuk i përkrahin, u thonë fjalë që unë këtu nuk mund t’i përmendi se me çka ballafaqohen ato. Edhe pse prej kësaj foltore kanë dalë fjalë që na kanë lëndu neve viktimave shumë”, tha Krasniqi teksa shpërtheu në lot.

Me plot emocione, Vasfija si një zë i fuqishëm, ka qenë edhe një herë simboli më i denjë për ngritjen e vetdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës sëksuale në luftën e fundit në Kosovë.

Rrëfimin dhe fjalimin e fuqishëm të Vasfijës, e bojkotuan deputetët e Listës Serbe, të cilët s’gjetën guximin për të marrë pjesë në këtë seancë./Indeksonline/