09:37 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vasfije Krasniqi- Goodman: Të luftojmë për të ndalur dhunën seksuale gjithandej botës

Vasfije Krasniqi, e mbijetuara e dhunimit në luftën e fundit në Kosovë, e cila para pak javësh dha një intervistë ku edhe e tregoi historinë se si ndodhi dhunimi ndaj saj, ka udhëtuar drejt Hagës.

“Të luftojmë që të ndalim dhunën seksuale në të gjitha luftërat anembanë botës dhe të vendosim drejtësi”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Indeksonline.

Ajo do të qëndrojë në Hagë derisa po udhëton në vende të ndryshme për të përfaqësuar gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit që serbët zhvilluan në Kosovë.
Tregimi i saj ka arritur deri në Korenë e Jugut.

Vlen të kujtojmë se tregimi i Vasfijes para pak javësh u shoqërua me një mbështetje masive nga qytetarët e Kosovës gjithandej, të cilët e përkrahën nismën e Vasfijes që gratë e dhunuara në luftën e fundit në Kosovë të dalin haptazi me tregimet e tyre, ta largojnë këtë dhimbje nga zemra dhe të mos shtypen nga shoqëria për diçka që iu ndodhi atyre, por do të mund t’i ndodhte secilit e secilës në kushte lufte./Indeksonline/