75 Mall Live Search
20:01 / E Premte, 12 Korrik 2024 / Gj. Sh

Vashat ”Dardane” bëhen horë nga Ukraina midis ”Fadil Vokrrit”

Përfaqësuesja e femrave të Kosovës në futboll ka pësuar një humbje tjetër në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Vashat kosovare, të udhëhequra nga Anneli Andersen, u mposhtën nga Ukraina, me rezultat të thellë 4-0, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Kjo është humbja e pestë për Kosovën në po aq ndeshje të zhvilluara.

Më e keqja është se ”Dardanet” nuk kanë shënuar ende asnjë gol në këto kualifikuese derisa kanë pësuar 15 gola.

Kosova është e fundit në grup me zero pikë, ndërsa ndeshjen e fundit e laun si mysafire e kombëtares së Walesit.

Kroacia është e para në grup me 9 pikë, ndërsa Wales dh Ukraina kanë nga 8 pikë./IndeksOnline/