Vashat “Dardane” sot nisin kualifikimet për në Euro 2025, përballen ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave sot nisin aventurën në kualifikim për në Euro 2025.
Në Antalya të Turqisë, nga ora 17:00 vashat “Dardane” përballen me Ukrainën, shkruan Indeksonline
Përzgjedhësja Anneli Andersen në prag të kësaj sfide ka deklaruar se atmosfera në radhët e Dardaneve është mjaft e mirë, derisa vlerësuar se Kombëtarja e Kosovës ka bërë një përparim të dukshëm.

“Mezi presim një sfidë të re me kundërshtarë të rinj në këtë Ligën B të kualifikimeve për Evropian. Gjatë dy viteve të fundit ekipi ynë ka bërë një rrugëtim të mrekullueshëm dhe kemi bërë progres si ekip sa herë që kemi luajtur ndeshje”, u shpreh trajnerja e Kosovës
Ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025, Dardanet do ta zhvillojnë kundër Uellsit, më 9 prill, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë./Indeksonline/
