Vashat e Iranit refuzojnë ta këndojnë himnin e shtetit të tyre!
Kombëtarja e futbollit të grave të Iranit ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare pasi nuk këndoi himnin kombëtar gjatë ceremonisë zyrtare para ndeshjes kundër Japonisë në kuadër të Kupës së Azisë.
Gjatë intonimit të himnit, lojtaret iraniane qëndruan në heshtje, pa e shoqëruar me këndim, ndryshe nga praktika e zakonshme në kompeticionet ndërkombëtare, shkruan Indeksonline
Momentet para fillimit të takimit u zhvilluan në një atmosferë të qetë, ndërsa gjesti i ekipit u vu re menjëherë nga mediat dhe tifozët e pranishëm.
Sigurisht që kjo kishte të bënte me luftën që po zhvillohet mes shtetit të tyre, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Indeksonline/
🚨 İran kadın futbol takımı, dün Japonya ile oynadıkları Kadınlar Asya Kupası maçı öncesi seremonide İslam rejiminin milli marşını söylemedi.pic.twitter.com/zhNmzSZlFZ
— Football Critix (@footballcritix) March 3, 2026

