75 Mall Live Search
19:21 / E Martë, 09 Qershor 2026 / Gj Sh

Vashat e Kosovës shënojn tre gola të shpejtë ndaj Gjibraltarit

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurencen e femrave po shkon drejt suksesit historik, kualifikimit në play-offin e Kupës së Botës.

Vajzat ”Dardane”, kanë shënuar tre gola të shpejtë ndaj Gjibraltaarit, në ndeshjen e fundit të grupeve, shkruan IndeksOnline.

Donjeta Halilaj shënoi golin e parë, në minutëne tretë, derisa Erleta Mehmeti dyfishoi rezultatin në minutën e 7-të.

Pas shtatë minutave, Kaltrina Biqkaj realizoi golin e tretë.

Aktualisht Kosova renditet e para në grup me 15 pikë, dy më shumë se Kroacia, e cila po luan në të njëjtën kohë kundër bullgarisë, ku rezultati momental është 0-0./IndeksOnline/