22:32 / E Diele, 22 Janar 2023 / C E

Vashat e Kosovës shpërthejnë në lot pas suksesit historik në volejboll

Vashat e Kombëtares U17 në volejboll, pas tri fitoreve radhazi të arritura në CEV Kualifikimet e Kampionatit Evropian U17, ka arritur të zë pozitën e pestë, e cila e dërgon tutje në raundin e dytë kualifikues.

Nga 7 shtete pjesëmarrëse, në raundin e dytë kualifikohen Turqia, Bullgaria, Rumania, Greqia e Kosova.

Garat e raundit të dytë kualifikues zhvillohen nga 20-23 prill 2023 dhe mbetet të shihet cili vend do të jetë organizator dhe çfarë kundështarë do të ketë.

Ky është moment historik, meqë Kosova U17 bëhet Kombëtarja e parë në volejboll që kalon një fazë më tutje.

Ky është momenti kur përzgjedhësi Donald Suxho, ia kumton volejbollisteve të Kombëtares U17, lajmin për kualifikimin e Kosovës në raundin e dytë të CEV Kualifikimeve të Kampionatit Evropian.